Kosova
Qeveria e Kosovës ndan 219 mijë euro për familjarët e grupit të Kumanovës
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim për ndarjen e 219 mijë eurove për shpenzimet e familjeve të të dënuarve në rastin “Kumanova” në Maqedoni.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se do të ndahen 219 mijë euro, ose rreth 10 mijë euro për secilën familje kosovare, raporton “Ekonomia Online”, lajm që është përhapur më pas në mediat vendore në Kosovë dhe Maqedoni.
“Të ndahen nga 10 mijë euro për familjet nga shpenzimet e paparashikuara”, ka thënë Haradinaj. Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar që të dihet numrat e xhirollogarive të familjeve.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim gjithashtu që të ndajë 300 mijë euro për delegatët e legjislaturës së viti 1990.
Këta delegatë kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të datës 4 dhjetor 1999, të cilët kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datë 2 korrik 1990 dhe me datën 7 shtator 1990 si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












