Kosova
Kreu i Akademisë së Shkencave ia paraqet dorëheqjen presidentit Meta
Zyra për mediat e presidentit bën të ditur se ishte akademiku Beqiraj, i cili shprehu vullnetin e tij për t'u dorëhequr, duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademiku Gudar Beqiraj ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e tij vetëm dy muaj pasi është zgjedhur. Ai për vendimin e marrë zyrtarisht e ka njoftuar edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta në një takim që ka pasur me të.
Në njoftimin e presidencës thuhet se në takimin e zhvilluar u diskutua për situatën aktuale të Akademisë së Shkencave, procesin e reformimit të saj dhe sfidat dhe perspektivën e përballjes së tyre me sukses, përcjell albinfo.ch.
Zyra për mediat e presidentit bën të ditur se ishte akademiku Beqiraj, i cili shprehu vullnetin e tij për t’u dorëhequr, duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribuues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm.
Vendimi është pranuar nga presidenti, i cili ka vlerësuar figurën dhe kontributin e akademikut Beqiraj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












