Kosova
Kosova me kualitetin më të dobët të internetit në rajon!
Telekomi i Kosovës, ndërkaq thotë se ndodhet në fazën e përforcimit të rrjetit, që më pas do të jetë edhe më i shpejtë
Edhe pse rrjeti i internetit është i shpërndarë pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, cilësia që u shpërndahet kosovarëve është me cilësinë më të dobët në rajon. Kështu është krijuar perceptimi i kosovarëve, edhe pse operatorët që shpërndajnë internet nuk deklarohen për këto shqetësime. Telekomi i Kosovës, ndërkaq thotë se ndodhet në fazën e përforcimit të rrjetit, që më pas do të jetë edhe më i shpejtë.
“Nuk kemi ankesa të tilla se interneti është i dobët, përkundrazi fitimin operatorët e kanë nga ofrimi i shpejtësisë se internetit. Nëse keni qëlluar në ndonjë zone ku nuk mbulohet apo ka dendësi te madhe, atëherë cilësia e shërbimit varet direkt nga cilësia e rrjetit te operatorit që e vizitoni në regjion (psh Albtelecom, Vodafone, T-Mobile, etj, etj.)”, thotë Bilalli për RTK.
Telekomi i Kosovës, sipas tij, ndodhet në fazën e zgjerimit të rrjetit, përforcimeve teknike ndërrimit dhe rifunksionaizimit të antenave të reja që do të rrisin edhe më tepër shpejtësinë e internetit dhe në të njëjtën kohë do të zgjerojnë gamën e produkteve për të gjithë konsumatorët.
Ndryshe nga Telekomi, operatorët e tjerë si IPKO dhe Kujtesa, nuk iu përgjigjen pyetjeve tona edhe pse ka ankesa të ndërprerjes së shpeshtë të internetit.
Operatorët paralajmërojnë programe të ndryshme, posaçërisht të transmetimeve të kampionateve të ndryshme sportive, shpesh duke i mashtruar në këtë mënyrë qytetarët, thotë kryetari i Organizatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku.
“Totalisht mungon komunikimi i këtyre bizneseve me konsumatorin e tyre, dhe kjo më së miri shihet te reklamat që jo rrallë janë mashtruese, dhe shihet kur konsumatori duhet të njoftohet për ndërprerjet e mundshme, për riparimet e mundshme dhe që është më e keqja kur të gjitha këto duhet të kompensohen”, shprehet Kaçaniku.
Mosparalajmërimi për ndërprerjen e internetit, konsumatorëve u shkakton dëme të ndryshme, qofshin ata klientë qytetarë apo biznese, është shprehur Kaçaniku. Ai ka kërkuar ndërkaq, që kjo çështje të rregullohet nga organet gjegjëse.
Ndryshe, vrojtimi i Internet World Stat, mbi përdorimin e internetit thotë se 76.6 për qind e 1.8 milionë banorëve të Kosovës përdorën internetin në vitin 2013. Kjo, tregon se Kosova për përdorim interneti dhe shpërndarje të rrjetit është e para.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













