Kosova
Qeveria “gjigande” e Ramush Haradinajt, me 50 zëvendësministra
Deri tani Kabineti Haradinaj përbëhet nga 50 zëvendësministra, ose sa gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës
Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj pa hezitim mund të konsiderohet “gjigande” për shkaka numrit të madh të ministrave e kryesisht të zëvendësministrave. Deri tani Kabineti Haradinaj përbëhet nga 50 zëvendësministra, ose sa gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Deri tash në disa ministri janë publikuar emrat e zëvendësministrave mirëpo ka shumë ministri të cilat nuk i kanë vendosur emrat e tyre në faqet zyrtare, shkruan TG. Disa nga zëvendësministrat emërimin e tyre e kanë bërë publik përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka edhe shumë të tjerë që nuk kanë deklaruar.
Në opinion, ndërkaq është krijuar një batutë: “mos u sjell afër Qeverisë se Ramushi të bënë zëvendësministër”.
Duke komentuar për këto emërime kryeministri Haradinaj, ditë më parë ka thënë se kjo nuk paraqet humbje të mjeteve të buxhetit, pasi që sipas tij, dinamika e punës është ndryshe nga e kaluara.
Nga ministritë të cilat prijnë me numrin më të madh të deritashëm të zëvendësministrave janë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik me nga pesë zëvendësministra. Ndërkaq vlen të theksohet, se në disa ministri ende nuk janë emëruar zëvendësministrat siç është rasti me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Infrastrukturës.
Kurse, disa ministri të tjera ndonëse janë emëruar zëvendësministrat, këto ministri nuk i kanë bërë publike në ueb-faqet e tyre zyrtare.
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë-5 zv/ministra
Muharrem Nitaj, Arbër Geci, Bajrush Sezairi, Mustaf Myrtaj, Heset Sahiti
- Ministria e Zhvillimit Ekonomik- 5 zv/ministra
Fatir Berzat, Usmen Baldzi, Xhavit Zariqi, Besnik Beka, Gani Koci
- Ministria e Punëve të Jashtme- 4 zv/ministra
Gjergj Dedaj, Anton Berisha, Rejhan Vuniqi, Besnik Hoti
- Ministria e Punëve të Brendshme – 3 zv/ministra:
Abdulselami Shkodra, Izmi Zeka dhe Milan Radojevic.
- Ministria e Financave- 3 zv/ministria
Mustafa Grainca, Fatmir Gashi, Bojan Stojanoviq
- Ministria e Diasporës- 3 zv/ministria
Faruk Nura, Cerim Bajrami, Arian Daci
- Ministria e Bujqësisë – 3 zv/ministra
Vesel Krasniqi, Isni Kilaj, Egzonit Jakupi
- Ministria e Shëndetësisë- 3 zv/ministra
Ali Berisha, Granit Abdullahu, Muharrem Kuçi
- Ministria për Komunitete dhe Kthim- 3 zv/ministra
Milazim Gashi, Naser Meta, Qazim Rahmani
- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- 3 zv/ministër
Fatmir Matoshi, Aleksandar Spasiq, Kurtan Kajtazi
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- 2 zv/ministra
Burbuqe Bakija-Deva, Resul Makreshi
- Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës- 2 zv/ministra
Agim Çeku, Brahim Mehmetaj
- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale- 2 zv/ministra
Vesel Makolli, Besart Jashari
- Ministria e Drejtësisë- 1 zv/ministër
Vesna Mikiq
- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë- 1 zv/ministër
Bujar Cakolli
- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- 1 zv/ministër
Bashkim Krasniqi
Ndërkaq këto janë ministritë që ende nuk i kanë bërë publike emrat e zëvendësministrave: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal. Rasti më eklatant duket të jetë ai i Gjegj Dedajt, i cili në disa zgjedhjet e fundit nuk ka arritur të merr as 1 për qind të elektoratit kosovar, kurse gjithmonë përfiton postin e zëvendësministrit.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












