Kosova
Ambasadori i Zvicrës: “Nuk hiqen vizat pa u plotësuar kushtet”
“Nuk e shoh të arsyeshme të heqim regjimin e vizave pa i plotësuar këto kushte”, tha ambasadori i Zvicrës Jean Hubert Lebet
Vizat nuk do të hiqen për Kosovën derisa të plotësohen kushtet që kërkohen nga Bashkimi Evropian. Kështu ka deklaruar Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, në një konferencë organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me titull: Prezantimi i Autoritetit Qeveritar për Migrim, Profilin e migrimit 2016 dhe fillimin e Projektit: “Fuqizimi i Autoritetit për menaxhimin e migrimit në Kosovë”.
“Kemi qenë të varfër dhe jemi pa asnjë burim natyror, por Zvicra ka pasur mundësinë që të krijoj mundësi punësimi dje kështu i kemi ikur migrimit të të rinjve. Ai tha se kosovarët të kenë mundësinë të zgjedhin që a të emigrojnë apo jo. Emigrantët e Kosovës janë duke ndihmuar shumë në Kosovë, dhe të ardhurat që vijnë duhet të përdoren për forma përfituese e jo vetëm për banesa e shtëpia” , tha Huber Lebet në prezantimin e Autoritetit Qeveritar për Migrim dhe Profilit të Migrimit 2016.
Sipas tij institucionet e Kosovës kanë një përparim solid sa i përket menaxhimit të migrimit.
“Sa i përket vizave, ne të gjithë e dimë që Kosova është vendi i fundit në Qeveria e Kosovës duhet t’i plotësoj këto kushte. Kushtet janë shumë fer. Nuk e shoh të arsyeshme të heqim regjimin e vizave pa i plotësuar këto kushte”, tha ambasadori i Zvicrës, transmeton KP.
Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, tha se migrimi si fenomen ka qenë dhe është pjesë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës. “Vetë fakti që Kosova ka një numër të qytetarëve jashtë vendit tregon për rëndësinë që ata kanë për Kosovën”, tha Sefaj, sipas të cilit, ngjarjet e viteve të fundit që kanë të bëjnë me tundjen e popullatës tregon se është sfidë për të gjithë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











