Kosova
Ndryshohen procedurat nga Ambasada Gjermane për viza pune
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se ka ndryshuar procedurat për kosovarët që duan viza pune.
Me anë të një njoftimi për media, bëhet e ditur se në vizat e punës për Gjermani nga 1 nëntori ka filluar të bëhet një dallim mes punësimit sipas Rregullores së Punësimit 26 neni 2 dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj.).
“Nga tani bëhet një dallim ndërmjet punësimit sipas Rregullores së Punësimit 26 neni 2 (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor) dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj.). Ju lutemi sigurohuni që të zgjidhni kategorinë e duhur. Për fat të keq, nëse e keni parashtruar kërkesën në kategorinë e gabuar, ne duhet të refuzojmë hyrjen në zyrën e vizave”, thuhet në njoftim, shkruan ‘Insajderi’.
Ambasada e Gjermanisë ka njoftuar deri më tani është rekomanduar që për parashtrim të kërkesës për vizë për fillim të punësimit sipas Rregullores së Punësimit 26 neni 2, të kërkoni paraprakisht lejen e punës në Agjencinë Federale të Punës, përcjell albinfo.ch.
Ambasada e Gjermanisë ka njoftuar po ashtu se “parapëlqimet e lëshuara prej autoriteteve gjermane deri më 1 nëntor 2017 mbeten të vlefshme, por ato nuk trajtohen me prioritet gjatë caktimit të termineve”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











