Kosova
Projekti i studentes Vildane Maliqi në finalen e konkursit të arkitekturës, në Kinë
“Projekti trajton sfidat e banimit kolektiv për punëtorët bujqësorë, të cilët janë në lëvizje nëpër vendet e ndryshme rurale të Kinës"
Projekti i hartuar nga ish-studentja në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Vildane Maliqi në bashkëpunim me profesorin e UBT-së, Arbër Sadiki, është futur në rrethin e ngushtë të finalistëve në konkursin ndërkombëtar të arkitekturës “Modern Collective Living Challenge”, në Kinë.
Projekti është vlerësuar lart nga juria profesionale, pjesë e së cilës ishin edhe shumë arkitektë bashkëkohorë të njohur ndërkombëtarisht.
“Projekti trajton sfidat e banimit kolektiv për punëtorët bujqësorë, të cilët janë në lëvizje nëpër vendet e ndryshme rurale të Kinës. Ky projekt ofron propozime banimi për komunitetet, në kuadër të të cilit ata ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës”, thuhet në njoftim.
Shkalla e pashembullt e urbanizimit të Kinës ka bërë që miliona njerëz nga zonat rurale të zhvendosen në zona më të urbanizuara, teksa ka shumë arsye pse fermerët janë zhvendosur nga tokat e tyre bujqësore, duke përfshirë zhvillimin e zonës së planifikuar që është shkaktuar nga rritja e qytetit, zhvillimi i infrastrukturës, ndotja, apo presioni ekonomik për fermerët për të kërkuar mundësi më të mira të jetesës.
Projektet më të suksesshme, në mesin e të cilave është edhe projekti i ish-studentes së UBT-së, Vildane Maliqi, mund të praktikohen në vende të ndryshme rurale në të gjithë Kinën, teksa me potencialin që kanë projektet, do të miratohen praktika standarde për adresimin e këtij problemi të përbashkët.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












