Kosova
Brenda vitit në QKUK u operuan mbi 22 mijë pacientë
Numri i rasteve të trajtuara me sëmundjen e kancerit në institucionet shëndetësore publike të Kosovës ishte 2 514. Ndërsa në spitalet private janë trajtuar rreth 509 sëmundje malinje dhe beninje
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës brenda një viti janë hospitalizuar mbi 74 mijë pacientë, ndërsa 22 mijë e 610 prej tyre janë operuar. Këto të dhëna i ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës në statistikat e shëndetësisë për vitin 2016.
Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë dhe shkallës së arsimimit; të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës; aktivitetet e spitaleve të përgjithshme; vizitat mjekësore në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare; shërbimet paraklinike; të dhënat për të sëmurët me TBC; për sëmundjet ngjitëse në Kosovë, etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2016 numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi, në sektorin publik, ishte 14 048 persona, prej tyre 3 626 ishin mjekë specialistë, 8 950 infermierë dhe 1 472 staf jomjekësorë.
“Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje në institucionet shëndetësore publike ishte 2 514. Ndërsa, në spitalet private janë trajtuar rreth 509 raste”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Gjatë vitit 2016 gjithashtu në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 481 292 ditë shërimi, me 74 728 pacientë të shtrirë, ku nga këta pacientë të shtrirë, 22 610 pacientë janë operuar.
“Ndërkohë janë realizuar rreth 1 milionë shërbime të veçanta dhe diagnostike për pacientë, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike janë kryer 1, 1 milion për 293 731 pacientë. Gjithashtu, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK) janë realizuar rreth 58 891 vizita kontrolluese; 188 155 shërbime stomatologjike dhe 91 355 shërbime për pacientët jashtë Prishtinës”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 333, prej tyre 26 spitale dhe 1 307 institucione të tjera shëndetësore, si: ambulanca, poliklinika etj. Numrin më të madh të ambulancave të licencuara janë ambulancat stomatologjike me 549 ose 29.5 për qind të institucioneve të licencuara private.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













