Kosova
Marsh protestues për Astrit Deharin
Në një vjetorin e vdekjes së tij, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të dielën, më 5 nëntor në orën 15:00 para Bibliotekës Kombëtare, do të mbahet marsh protestues për Astrit Deharin.
“Të dielën më 5 nëntor bëhet një vit nga dita kur Astrit Dehari vdiq, në rrethana të dhunshme, në duart e shtetit, në qelinë e burgut të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, përcjell albinfo.ch.
Në njoftim theksohet se Dehari ishte burgosur padrejtësisht, derisa institucionet përgjegjëse nuk e kanë mundësuar një hetim të pavarur, të paanshëm dhe të besueshëm, që do t’i zbardhte rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tij.
“Astrit Dehari nuk është më thjesht çështje e zbardhjes së rrethanave e shkaqeve të vdekjes së një të burgosuri politik. Ai është ndërgjegjja jonë kombëtare dhe shoqërore. Shënjues i angazhimit dhe vullnetit tonë të përbashkët, për një shoqëri të lirë dhe të drejtë”.
Vetëvendosje të dielën, fton të marshohet dhe protestohet bashkërisht për t’i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit.
Ai kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit, derisa ishte akuzuar për terrorizëm, kurse tre të arrestuarit tjerë më vonë ishin shpallur të pafajshëm.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











