Kosova
Reagon Ahmeti: Po e shkatërrojnë Prishtinën për propagandë
Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përmendur edhe aktet tjera të vandalizmit që po ndodhin në Prishtinë, derisa qëllimi është që të bëhet propagandë
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinë dhe njëherësh kryetari aktual i kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti ka reaguar, pasi një autobus të ri i është thyer xhami.
Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përmendur edhe aktet tjera të vandalizmit që po ndodhin në Prishtinë, derisa qëllimi është që të bëhet propagandë, përcjell albinfo.ch.
“Sot, na e thyen edhe një autobus. Vetëm në muajin e fundit janë thyer semaforët me çekan (për me bo tollovi), janë dëmtuar shtëpitë për të moshuarit dhe parku Bllok Pas Blloku (për t’u mos u promovuar), janë këputur kabllot e ndriçimit (për me bo propagandë), i kanë lënë kontejnerët pa pastruar e janë lëshuar kamionët e mbeturinave në ora 16:00 (me bo tollovi) dhe kanë shpif te grupe të ndryshme.
Kot e kanë. Prishtina do të ec përpara. Sabotimet kanë përfunduar më 22 tetor me rezultatet për asamble. Në Prishtinë nuk ka vend për krim.
Ka vend për parqe, salla të sportit, çerdhe, e spital, salle koncertale e zhvillim. Ka vend për bashkëpunim. Katër vitet e ardhshme do ta ndërtojmë edhe më tutje këtë frymë të përparimit.
Veç me zemër për Prishtinën!”, shkruar Ahmeti në “Facebook”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











