Kosova
Misioni i Jahjagës në Liberi
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do ta lë Kosovën për një kohë.
Ajo do të bëhet pjesë e misionit vëzhgues ndërkombëtar të zgjedhjeve presidenciale në Liberi.
Në fakt Jahjaga do të shkojë me një grup kosovarësh në këtë shtet të largët afrikan për të monitoruar zgjedhjet atje.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-presidentja e Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
“Në prag të fillimit të misionit tim si vëzhguese ndërkombëtare e zgjedhjeve presidenciale në Liberi—në emër të NDI, ishte kënaqësi e veçantë të takoja bashkëqytetarë të mi nga Kosova. Ndihem krenare që gra dhe burra nga Kosova, si pjesë e misioneve të ndryshme ndërkombëtare, në vazhdimësi po dëshmojnë profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në demokratizimin dhe ruajtjen e paqes në vende si Liberia”, ka shkruar Jahjaga në rrjetet sociale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












