Kosova
Regjisori 12-vjeçar që bëri krenar Gjilanin dhe Kosovën
Peon Sadiku ka konfirmuar angazhimin maksimal në fushën e inovacionit, filmit, këngës dhe fusha të tjera të ngjashme, për të dëshmuar që edhe përkundër që është shumë i ri në moshë, mund të kontribuoj me sukseset e tij dhe me idetë që ka
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune regjisorin e ri, Peon Sadiku, i cili edhe pse është vetëm 12 vjeçar, Gjilanin dhe Kosovën i ka bërë të njohur me aftësitë e tij në regji, gjë për të cilën Haziri ka thënë se do ta trajtoj meritueshëm përmes Fondit të Ekselencës.
“Peoni është një nxënës që Gjilanin e ka bërë krenar me punën, angazhimin dhe sukseset që ka shënuar në regjinë filmike, por edhe në fushën e këndimit. Familja e tij, shkolla ku ai vazhdon mësimet, Komuna e Gjilanit dhe qytetarët e saj gjithmonë janë krenarë me sukseset e secilit. Veçanërisht kur është fjala për një 12 vjeçar që me veprën e tij, ka hyre në mesin e filmave më të mirë për “Junior Oscar”, të mbajtur vitin e kaluar. Ai ka marrë pjesë edhe në organizime të tjera që na bëjnë të ndjehemi vërtete shumë krenar dhe me fat që e kemi një nxënës të tillë”, është shprehur Haziri, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Peoni e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen, derisa ka konfirmuar angazhimin maksimal në fushën e inovacionit, filmit, këngës dhe fusha të tjera të ngjashme, për të dëshmuar që edhe përkundër që është shumë i ri në moshë, mund të kontribuoj me sukseset e tij dhe me idetë që ka, përcjell albinfo.ch.
Gjatë të ardhmes, Peoni ka bërë të ditur që do të vazhdojë me punë, që me veprat dhe vlerat e tij të jetë një konkurrues serioz në çdo organizim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











