Kosova
ATK-ja gjobit me 42 mijë euro disa subjekte të lojërave të fatit
Aksioni në fjalë është ndërmarrë pasi që Drejtoria e Lojërave të Fatit, si rezultat i vizitave të rregullta ka konstatuar se në disa komuna
Administrata Tatimore e Kosovës njofton se në një aksion që ka pasur në dy ditët e fundit në disa qytete të Kosovës i ka mbyllur 11 njësi të lojërave të fatit dhe janë shqiptuar 42,000 euro gjoba.
Aksioni në fjalë është ndërmarrë pasi që Drejtoria e Lojërave të Fatit, si rezultat i vizitave të rregullta ka konstatuar se në disa komuna, si ajo e Prizrenit, Suharekës, Fushë-Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe Skenderajt, disa subjekte të lojërave të fatit aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga Ligji për Lojërat e Fatit.
“Aksione të ngjashme si ky i fundit janë zhvilluar dhe do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijnë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe aty ku konstatohen parregullsi ligjore në zhvillimin e aktivitetit të lojërave të fatit, do ketë masa adekuate ligjore ndaj të gjitha subjekteve të lojërave të fatit”, theksohet në njoftim.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










