Kosova
Arian Daci, i biri i Nexhat Dacit, zv.ministër i Diasporës
Nga sot jam emëruar Zv.Ministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike nga kryeministri Ramush Haradinaj“, ka shkruar Daci
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, Arian Daci, është bërë pjesë e Qeverisë Haradinaj. Daci, është emëruar zv/ministër i Diasporës, gjatë ditës së sotme nga Kryeministri Ramush Haradinaj.
Lajmin për emërimin në këtë pozitë e ka bërë publik vet Daci përmes një postimi në Facebook. “Nga sot jam emëruar Zv.Ministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike nga kryeministri Ramush Haradinaj. Faleminderit shumë për besimin Kryeministër Haradinaj “, ka shkruar Daci.
Pasdite ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, ka pritur zv. ministrin Arian Daci të cilin e ka njoftuar për së afërmi për proceset, në të cilat Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike është e angazhuar, me fokus në tërheqjen e investimeve nga diaspora dhe çështjen e kartonit të gjelbër.
“Na presin shumë punë përpara dhe jam i kënaqur që do të jem në të njëjtin ekip me zv. kryeministrin Gashi, duke qenë i bindur se së bashku do të mund t’i avancojmë proceset e filluara në të mirë të bashkatdhetarëve dhe shtetit tonë”, tha Daci.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











