Kosova
Punime në Merdare, mos kaloni andej
Punimet do të jenë nga 1 deri më 15 nëntor.
Policia e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se në pikën kufitare do të ketë punime, andaj sa më shumë duhet shmangur kësaj rruge, përcjell albinfo.ch.
“Policia informon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e në veçanti ata të cilët shfrytëzojnë për qarkullim, respektivisht për kalim kufitar pikën kufitare Merdare që lidhë Republikën e Kosovës me Serbin, lidhur me punimet që janë duke u kryer në këtë pikë kufitare”, thuhet në fillim të njoftimit.
Punimet do të jenë nga 1 deri më 15 nëntor. “Në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga data 01 deri 15 nëntor 2017, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar.
Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht t’i shfrytëzojnë Pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë”, thuhet më tutje.
Policia e Kosovës edhe më parë ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në këtë pikë kontrolli kufitar dhe me rrjedhën e qarkullimit në hyrje dhe dalje, duke pas parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











