Kosova
Gjilani po bëhet gati për 28 nëntor
Komuna e Gjilanit ka nisur përgatitjet për shënimin e Festës Kombëtare të 28 Nëntorit, datë kjo në të cilën do të zbulohet shtatorja e heroit kombëtar Idriz Seferi, si dhe bustet e Halim Oranës, Muharrem Ibrahimit, Reshat Ymerit, Xhavit Ahmetit dhe Esat Berisha, ka njoftuar faqja e Komunës.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga të gjithë sipas përgjegjësive të ndara më parë, të kryejnë punët e përcaktuara për shënimin e festës kombëtare, që do të jetë ngjarja kryesore në Republikën e Kosovës, për të cilën kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre niveli më i lartë shtetëror i Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe mysafirë të tjerë të shumtë, përcjell albinfo.ch.
Përpos shtatores së Idriz Seferit, që do të vendoset në qendër të qytetit të Gjilanit, po ashtu në pikat më të frekuentuara do të vendosen edhe pesë buste të figurave me një bagazh të madh kombëtar, patriotik dhe arsimor.
I pari i Gjilanit ka shtuar se edhe në pjesën e burgut do të bëhen intervenime që do ta bëjnë më të hapur, sikur që ka bërë të ditur vendosjen e pllakës, e cila do të bartë historinë famëkeqe të shqiptarëve që kanë kaluar nëpër këtë burg, në kohët më të vështira para luftës së vitit ’99.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












