Kosova
Lumezi flet për dyshimet për falsifikimin e dosjes së provimit të jurisprudencës
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka folur për herë të parë për dyshimet lidhur me falsifikimin e dosjes së provimit të jurisprudencës.
“Dëshiroj t’ju them se organi i akuzës dhe Kryeprokurori i Shtetit para disa ditëve janë goditur nga një i dënuar për korrupsion, të cilin janë duke e mbështetur edhe disa grupe të interesit, të cilët shpeshherë flasin në emër të drejtësisë e në të vërtetë dëshirojnë ta shohin të dështuar sistemin prokurorial të Kosovës, duke imagjinuar dhe shpifur situata të pavërteta”, ka thënë Lumezi, përcjell albinfo.ch.
Ai ka theksuar se kurrë nuk do të lejojë që të denigrohet institucioni i Prokurorit të Shtetit.
“Kurrë nuk do të zmbrapsem e frikësohem nga kërcënimet e shkatërrimit tim. Unë besoj në fuqinë e drejtësisë dhe me këtë besim deri në fund do ta ushtroj detyrën time ashtu si e lejon Kushtetuta dhe ligji i vendit tonë dhe gjithnjë do të kërkoj që problemet juridike të zgjidhen nëpërmjet rrugëve juridike e jo nëpërmjet hulumtimeve me qëllime të ulëta nga personi i dënuar për korrupsion”, ka thënë Lumezi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












