Kosova
Përfundon konferenca e teknologjisë “KosICT”
Për dy ditë me radhë në Prishtinë është mbajtur konferenca më e madhe në Ballkan në fushën e teknologjisë “KosICT”, shkruan albinfo.ch.
Ky ishte edicioni i gjashtë i kësaj konference, që çdo vit po bëhet më i njohur, dhe në çdo edicion ka shumë befasi për të ftuarit e shumtë.
E veçanta e këtij viti ishte se është diskutuar nga më shumë se 30 folës, e tashmja dhe e ardhmja e teknologjisë me tema të tilla si: IoT, AR/VR, Blockchain, SaaS dhe FinTech.
Të pasionuarit pas teknologjisë kanë pasur rastin që për dy ditë me radhë, të takohen gjithashtu edhe me drejtues, investitorë dhe folës VIP nga e gjithë bota.
Derisa teknologjia çdo ditë e më shumë po përparon në botë dhe po i kushtohet më shumë rëndësi, organizatorët kanë sjellë nga afër disa prej kompanive më të mëdha të botës në kryeqytetin e Kosovës.
Gjatë viteve që është mbajtur kjo konferencë kanë marrë pjesë më shumë se 70 folës nga Google, LinkedIn, Apple, Revista Ndërmarrëse, Deutsche Telekom dhe më shumë se 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Organizatorët e edicionit të fundit janë shprehur të kënaqur me rrjedhën e konferencës, ku kishte shumë folës, mysafirë specialë, personalitete, biznese dhe shumë adhurues të teknologjisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë















