Kosova
Haradinaj anuloi takimin me ambasadorët e NATO-s për shkak të kushtëzimeve nga Spanja
Kryeministri kosovar nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga ambasadori spanjoll në Aleancën Veri-atlantike që Ramush Haradinaj të mos prezantohej si Shef i Qeverisë
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka refuzuar, të premten, një takim e pastaj edhe një konferencë të përbashkët me zyrtarët e lartë në NATO’s, në Selinë e KFOR’it, në Prishtinë. Kjo ka ndodhur pasi Kryeministri kosovar nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga ambasadori spanjoll në Aleancën Veri-atlantike që Ramush Haradinaj të mos prezantohej si Shef i Qeverisë, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu diplomati spanjoll kishte kërkuar që zyrtarët e FSK’së të mos ishin të uniformuar në takim. Express sjell detajet.
Pikërisht në ditën kur Spanja u përballë me pavarësinë e Katalonjës, një përfaqësues i Spanjës, më saktësisht ambasadori spanjoll në NATO ka tentuar të shpërfillë pavarësinë e Kosovës në bazën e KFOR’it në Dragodan të Prishtinë. Ai ka vënë kushte se si të prezantohen institucionet e Kosovës në takimin me ambasadorët e NATO’s.
Ambasadori spanjoll kishte kërkuar që asnjë zyrtar i Shtetit të Kosovës të mos prezantohen në takim me funksionet që ushtrojnë. Kishte kërkuar që Ramush Haradinaj të mos prezantohej si Kryeministri. Veç kësaj, kishte kërkuar që ministri i FSK’së të prezantohet pa titullin e Ministrit dhe Zëvendëskomandanti i FSK’së pa uniformë pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës e rrjedhimisht as statusin zyrtar të këtyre personaliteve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










