Kosova
Sami Kurteshi: Mërgata s’ka nevojë për lëmoshë dhe privilegje
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në seancën e Kuvendit, ku u diskutua për rishikimin e buxhetit, ka kritikuar ekzekutivin kosovar se ka vazhduar të bëjë anashkalimin e diasporës kosovare, transmeton albinfo.ch.
“Buxhet i rishikuar është i shpërpushur. P.sh në të thuhet se promovimi i investimeve të huaja dhe roli i diasporës në zhvillimin ekonomik është një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës. Natyrisht unë e marrë me mend se nuk mund të kërkohet angazhimi i mërgatës dhe mjeteve të saj për investime dhe zhvillim ekonomik të Kosovës vetëm duke i zhvatur ata financiarisht prej momentit kur hyjnë në pikëkalimet kufitare e deri kur dalin.
Mërgata jonë nuk ka nevojë për lëmosh dhe privilegje bile as për grante. Ajo ka nevojë për shtetin e së drejtës të mirëfilltë e për sigurimin shëndetësor të cilin që nuk e synon ky program, ka nevojë për siguri fizike, ekonomike e të kapitalit, të cilat ky program nuk i synon.
Kjo qeveri ende nuk ka filluar të sqarojë si të përmirësohet klima për investime të diasporës e kjo është çështja”, ka thënë Kurteshi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












