E-Diaspora
Në Danimarkë vritet djali 16 vjeçar nga Tetova
Dyshimet e para janë se krimin makabër e kanë bërë një bandë arabe
Një 16 vjeçar u gjet i vdekur në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen mbrëmjen e së hënës.
Policia Daneze thotë se ka marrë njoftimin për të shtëna në orën 21:05 dhe menjëherë pas saj ka gjetur pa shenja jete një të ri 16 vjeçar para hyrjes së ndërtesës në Ragnhildgade 48.
Djali i cili ka mbetur i vdekur nga të shtënat quhet Servet. Ai është nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Familja e Servetit prej shumë kohësh banon në Kopenhagen të Danimarkës.
Policia daneze po hulumton për zbardhjen e rastit dhe kryerësit, por dyshimet e para janë se krimin makabër e kanë bërë një bandë arabe.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena










