Kosova
PZAP e dënon Mimoza Kusarin për përdorimin e fëmijëve në spot zgjedhor
Paneli i ka shqiptuar gjobën prej 3500 eurove këtij subjekti për një spot të Mimoza Kusari-Lilës, kandidates së Alternativës për kryetare të Gjakovës, ku shihen persona të mitur
Mimoza Kusari-Lila ia ka parë sherrin një spoti ku janë shfaqur të mitur, pasi PZAP-i për këtë video ka shqiptuar dënimin prej 3500 eurove.
Ankesa e dërguar në panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është pranuar si e bazuar ndaj subjektit politik Alternativa.
Paneli i ka shqiptuar gjobën prej 3500 eurove këtij subjekti për një spot të Mimoza Kusari-Lilës, kandidates së Alternativës për kryetare të Gjakovës, ku shihen persona të mitur.
Alternativa, e ka njoftuar PZAP-in se videoja e realizuar nga vizita me klubin e basketbollistëve “Vllaznimi” është larguar nga rrjeti social Facebook.
PZAP, pasi që shqyrtoi të gjitha shkresat e lëndës, gjeti se ankesa është e bazuar.
“Nga CD-ja e ofruar si provë, në mënyrë të padyshimtë është konstatuar se Mimoza Kusari- Lila, kandidate për kryetare të komunës së Gjakovës, nga Alternativa, ka bërë fushatë në objekt publik dhe po ashtu ka përdorur fëmijë në spotin e saj, në rrjetin social facebook, veprim ky që është në kundërshtim me dispozitën e nenit 35.1 të LZP-së dhe po ashtu në kundërshtim me nenin 5.2 të Rregullës Zgjedhore nr.13/2013 të KQZ-së”. thuhet në arsyetimin e vendimit të PZAP-së.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











