Kosova
Qeveria dhe AGK dënojnë sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Asociacioni i Gazetarëve Kosovarë e dënojnë fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit dhe themeluesit të gazetës Insajder, Vehbi Kajtazi
Qeveria e Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve Kosovarë e dënuan fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit dhe themeluesit të gazetës Insajder, Vehbi Kajtazi, duke u bërë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë sa më parë këtë rast dhe t’i nxjerrin sulmuesit para drejtësisë. Po ashtu Qeveria thotë se sulmi ndaj gazetarëve është i papranueshëm.
“Kemi marrë një njoftim për një sulm fizik të gazetarit Vehbi Kajtazi nga Insajderi. Kjo është e papranueshme dhe është e dënueshme prej qeverisë së vendit. Vërtet e dënojmë një akt të tillë të sulmit fizik, jo vetëm mbi Kajtazi, por mbi çdo gazetar. Si qeveri jemi zotuar për një bashkëpunim me media, për të qenë transparent dhe për ridhënë mundësi fjalës së lirë, dhe mendimit të lirë pikëpamjeve të secilit”, thuhet në reagimin e kryeministri Ramush Haradinaj.
Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, por raportohet se si i dyshuar është arrestuar Faton Ramadani, vëlla i Burim dhe Arsim Ramadani, të cilët janë dënuar me nga 30 vjet burg në rastin “Kiçina”.
“Kolegu Kajtazi ka qenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme edhe ne të kaluarën. Fatkeqësisht disa nga këto raste ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që ne presim hetime të pavarura dhe epilog të shpejt. Hetimet për këtë rast duhet të dërgojnë në hetim të mirëfilltë të të gjitha dyshimeve”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
AGK thotë se do të monitorojë këtë rast duke i dhënë mbështetje kolegut Kajtazi në këtë situatë të rëndë për te.
“Sulme të tilla paraqesin shqetësim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vendin tonë. Ky vit shënon rritje të konsiderueshme të rasteve ku viktima të dhunës janë gazetarët”, thuhet në reagimin e AGK-së.
E-Diaspora
-
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” Këshilli Bashkiak i Gjenevës mbështeti rezolutën në mbrojtje të Nartës, Zvërnecit, Sazanit dhe pasurive të tjera... -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










