Maqedonia
Ziadin Sela merr mbështetje të fuqishme nga diaspora strugane
Aleanca për Shqiptarët ka bërë hapin e parë drejt bashkimit të votës shqiptare duke tërhequr kandidatin e saj në Kërçovë
Qindra shqiptarë të Maqedonisë me banim në Zvicër janë mobilizuar për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, më 15 tetor, në Maqedoni.
Ata kanë rezervuar bileta avioni nga Cyrihu në Ohër dhe anasjelltas me një çmim prej vetëm 200 frangave. Në Austri janë organizuar po ashtu autobusë në drejtim të Maqedonisë, tregon për albinfo.ch Premtim Dema.
Mërgimtarët struganë janë organizuar me të gjitha kapacitetet për ta mbështetur me votë Ziadin Selën, në garën për të parin e qytetit, bën të ditur, aktivisti i grupit “Diaspora për Strugën”, Premtim Dema.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga mërgimtarët struganë edhe një mandat për Strugën dhe liderin e tyre, Ziadin Selën.
Siç bën të ditur Dema, mbi 450 mërgimtarë, kryesisht struganë, kanë prerë bileta për të qenë ditën e votimit, më 15 tetor, në Strugë dhe komunat tjera që ata i konsiderojnë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për të fituar kandidatët shqiptarë.
Në Gostivar me Taravarin dhe në Strugë me Selën, Aleanca për Shqiptarët synon t`i fitojë zgjedhjet pa pasur nevojë të shkojnë në ballotazh. Por për të ndodhur kjo, ata kanë nevojë për bashkimin e forcave politike të partive shqiptare në komunat ku kandidatët shqiptarë rrezikojnë të humbin votat duke i ndarë në dysh, vlerësojnë aktivistët e grupit “Diaspora për Strugën”, me folësin e tyre, Premtim Dema.
Aleanca për Shqiptarët, në këtë pikë ka bërë hapin e parë drejt bashkimit të votës shqiptare duke tërhequr kandidatin e saj në Kërçovë, thonë ata.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i ka bërë ftesë simpatizantëve të vet në një takim me bashkatdhetarët në Winterthur, ta votojnë kandidatin e BDI-së për Kërçovë, Fatmir Deharin.
„E them me ndëregjegjen më të madhe që, Aleanca për Shqiptarët, do të bëjë kompromis aty ku është e nevojshme dhe këtë e kemi dëshmuar me tërheqjen e kandidatit tonë për Kërçovën, në mënyrë që atje të fitojë kandidati tjetër shqiptar“, veçoi Sela duke drejtuar një pyetje, publike, siç tha ai, për kundërshtarët e tij politik: “kur ne bëjmë kompromise dhe nuk nxjerrim kandidat që të mos fitojë një maqedonas në Kërçovë, pse nuk e bëni edhe ju të njejtën gjë në Strugë“, i drejtohej Sela përfaqësuesve të BDI-së, që në garë për Strugën kanë, ish kryetarin e komunës, Ramiz Merkon.
Po të njejtën kërkesë për BDI-në kanë edhe aktivistët e rinj në kuadër të “Diasporës Strugane”, të cilët i kanë drejtuar një letër të publike liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, ku i kërkojnë sqarime për kandidatin që kanë nxjerrë për komunën e Strugës.
„Përse nuk ndoqët rrugën e Ziadin Selës sikur bëri ai me komunën e Kërçoves, që mos të nxirrnit kandidatin Ramiz Merko për komunën e Strugës“, pyet Premtim Dema liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
„Ju z. Ahmeti jeni nënshkrues i Platformës për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Platformë, e cila kishte idenë e koordinimit partiak për mbrojtjen e intersave kombëtare“, shkruajnë ata në letrën publike duke i ftuar bashkatdhetarët struganë të marrin obligimin si qytetarë të Strugës për të votuar për një Strugë Ndryshe.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











