E-Diaspora
Kosovarët shtyhen cili ka përparësi në trafik: 6 të lënduar
Hetimet e deritashme tregojnë se zënka kishte filluar nga mospajtimi në mes të ngasësve se e kujt është përparësia në komunikacion
Një sherr që ka shpërthyer në mes të disa personave që ngisnin automjetet e tyre në Graz, natën e mbrëmshme është përshkallëzuar duke shkaktuar një të lënduar rëndë. Bëhet fjalë për një konflikt në mes të një kosovari 49 vjeçar që ngiste një mercedes të zi dhe tre personave, vëllezër mes vete, po ashtu kosovarë në makinën tjetër, shkruan orf.at.
I pari ka goditur me qëllim dhe disa herë radhazi me makinën e tij makinën e tre personave tjerë, transmeton albinfo.ch. Njëri nga këta tre pësoi lëndime të rënda ndërsa dy të tjerët janë lënduar lehtë. Duke goditur makinën e përmendur, sulmuesi ka shkaktuar dëmtimin edhe të një makine tjetër që nuk kishte të bënte me konfliktin.
Ngasësi i kësaj të fundit dhe dy të tjerët që ishin në makinë, kanë pësuar lëndime të lehta.
Të gjithë, 6 të lënduarit janë transportuar në spital. Ndërsa personi që ka sulmuar me makinën e tij tre kundërshtarët, është arrestuar nga policia, përcjell albinfo.ch .
Motivi i zënkës ende nuk është i njohur për policinë.
Por hetimet e deritashme tregojnë se zënka kishte filluar nga mospajtimi në mes të ngasësve se e kujt është përparësia në komunikacion.
E-Diaspora
-
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës Fëmijët shqiptarë në Landquart dhe rrethinë do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe çdo të... -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












