Maqedonia
Austria, investitori më i madh në Maqedoni
Austria, Britania e Madhe dhe Greqia janë tri vendet nga të cilat kanë hyrë më shumë investime të huaja në Maqedoni në periudhën 1997 – 2016. Në këtë periudhë 20-vjeçare në Maqedoni u investuan gjithsej 4.6 miliardë euro.
Austria është në vendin e parë me investime prej 567.5 milionë euro, ose 12.2 për qind të investimeve totale të huaja, ndërsa vendi i dytë është Britania e Madhe me 519.4 milionë euro të investuara, ose 11.2 për qind të totalit të investimeve. Në vendin e tretë është Greqia me investime prej 463.4 milionë eurosh, ose 10 për qind të totalit të investimeve të huaja, përcjell albinfo.ch.
Lista e investitorëve më të mëdhenj plotësohet me Kinën me 26.3 milionë euro.
Me investimet direkte vijnë me radhë në top 10 Italia me 20 milionë euro, Zvicra me 18.9 milionë euro, Bullgaria me 17.8 milionë euro dhe SHBA-ja me investime direkte prej 17.6 milionë eurosh.
Vitin e kaluar, me një total prej 53.1 milionë eurosh investime të drejtpërdrejta, Emiratet e Bashkuara Arabe u renditën në listë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












