E-Diaspora
Kosovari vret me thikë e sëpatë gruan dhe lajmëron policinë
Sherri që kishte ndodhur të dielën nuk ishte i pari në mes tyre por ky kishte përshkallëzuar dhe kishte marrë fund me vrasjen në mënyrë brutale të gruas
Një burrë 36 vjeçar nga Kosova ka vrarë të dielën në mënyrë brutale, duke e goditur me thikë dhe me sëpatë bashkëshorten e tij 27 vjeçe, po ashtu kosovare, në banesën e përbashkët të çiftit. Gjyqtari hetues e ka dërguar lëndën në prokurori, duke e cilësuar si vrasje të rëndë, shkruan rundschau.de.
Pas aktit kriminel të kryer, vetë 36 vjeçari e ka alarmuar policinë dhe ndihmën e shpejtë. Por, mjeku i urgjencës i ardhur në vendin e ngjarjes, ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen e gruas së re, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq burri gjatë marrjes në pyetje ka pranuar veprën.
Çifti nga Kosova po jetonte kohëve të fundit në Gjermani ndërsa kohë më parë ishin kthyer për ca kohë në Kosovë. Ata ishin martuar në muajin gusht të këtij viti dhe kishin ardhur në Siegburg. Por, lidhja e tyre ishte e ngarkuar me shumë probleme, përcjell albinfo.ch.
Sherri që kishte ndodhur të dielën nuk ishte i pari në mes tyre por ky kishte përshkallëzuar dhe kishte marrë fund me vrasjen në mënyrë brutale të gruas.
E-Diaspora
-
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës Fëmijët shqiptarë në Landquart dhe rrethinë do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe çdo të... -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












