Maqedonia
2 milionë banorë, 1.8 milionë votues
Njohësit e çështjeve politike dhe juridike vlerësojnë se lista nuk pasqyron realitetin pasi, sipas tyre, është absurde të mendohet se nga 2 milionë banorë, më shumë se 1.8 milionë të kenë të drejtë vote
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Për zgjedhjet lokale të 15 tetorit në Maqedoni, të drejtë vote kanë 1.8 milion banorë nga rreth dy milionë sa ka Maqedonia, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës.
Lidhja Social-Demokrate që tani është në pushtet, për disa muaj me radhë ka mbajtur peng listën e votuesve me pretendimet se ajo nuk pasqyron numrin real të votuesve, apo se numri i votuesve nuk mund të jetë më i lartë se 1.5 milion syresh, raporton “Evropa e Lirë”.
Kjo kishte bërë që lista të pësonte ndryshime duke larguar nga e njëjta më shumë se 30 mijë votues që dyshoheshin për të dhëna jo të sakta, ndërsa rreth 200 mijë të tjerë ishin vendosur në një vend të posaçëm të listës zgjedhore, pasi mendohej se ata janë shtetas, por që ndodhen jashtë vendit me punë të përkohshme, përcjell albinfo.ch.
Tani kjo parti, sikurse dhe të tjerat, nuk kanë bërë asnjë reagim për listën e votuesve që është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. E derisa partitë heshtin, njohësit e çështjeve politike dhe juridike vlerësojnë se lista nuk pasqyron realitetin pasi, sipas tyre, është absurde të mendohet se nga 2 milionë banorë, më shumë se 1.8 milionë të kenë të drejtë vote.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












