Integrimi
Priftërinjtë zviceranë vs imamët shqiptarë: Me futboll në shërbim të mirëkuptimit
Loja u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe shumë miqësore, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 6:2 për imamët
Pasditen e së enjtes, 28.09.2017, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, në bashkëpunim me përfaqësues të Kishës Reformiste zvicerane kanë realizuar, për së dyti herë, një lojë futbolli në Birmenstorf të kantonit të Aargau-t.
Kryetarja e komunës së Birmenstorfit, njëherësh edhe deputete në Parlamentin Zviceran, znj. Edith Saner shpalli të hapur këtë takim miqësor dhe, mes tjerash, deklaroi që synimi i realizimit të ngjarjeve të tilla sportive mes perfaqësuesve të religjioneve eshte përçimi i mesazhit të paqes, harmonisë, tolerancës dhe intensifikimit të dialogut interreligjioz mes komuniteteve fetare.
Nehat Ismaili, njëherësh kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, ishte pjesë e këtij eventi sportiv. Ai, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, i dhuroi znj. Edith Saner një CD të dukumentarit artistik ne regji te Fituesit të Antenës së Artë, z.Ferdinand Samarxhi, të realizuar në Zvicër me titull: “Me Zotin për komb dhe flamur- Mit dem Gott, für die Nation und Flagge”. Po ashtu një CD iu dhurua kreut të Kishës Reformiste të Kantonit të Aargau-t, zt.Beat Urech në shenjë bashkëpunimi të ndërsjelltë për promovimin e dialogut interreligjioz, harmonisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Nga ana tjëtër, loja ishte e mrekullueshme. Ajo u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe shumë miqësore, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 6:2 për përfaqësuesit e Unionit të Imamëve Shqiptarë.
Të pranishmit u ndanë me shpresën se takime dhe aktivitete të këtilla bashkëpunimi të ndërsjellë do të realizohen edhe në të ardhmen, ndërsa ky event tani e tutje do të jetë tradicional.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind















