Maqedonia
Shqiptarët po e braktisin Ohrin
Numri i banorëve ka rënë nga 60 000 në 30 000 banorë. Më shumë se gjysma janë larguar prej qytetit, madje duke emigruar jashtë

Turizmi në qytetin shqiptar të Ohrit është rritur shumë kohët e fundit. Në qytetin e bukur planit liqenit me të njëjtin emër, sheh turistë nga mbarë bota, dhe është shndërruar në një nga atraksionet më të mëdha në Maqedoni.
Në këtë qytet janë 380 hotele dhe apartamente të cilat lëshohen për turistët e huaj, të cilët i kalojnë disa ditë këtu. Edhe pse qyteti është i vogël, ka shumë vende të bukura, shkruan ‘tiranaobserver’.
Por, Ohri nuk është më ai që ka qenë një herë e një kohë. Qyteti që dikur kishte trembëdhjetë ndërmarrje të mëdha, tashmë ka vetëm disa punishte të vogla. Numri i banorëve ka rënë nga 60 000 në 30 000 banorë. Më shumë se gjysma janë larguar prej qytetit, madje duke emigruar jashtë, përcjell albinfo.ch.
Mjaft banorë maqedonas, janë pajisur me pasaporta bullgare dhe kjo ua ka lehtësuar mundësinë e lëvizjes, si në Bullgari, ashtu edhe në Evropë. Ohrin mund ta quash pa frikë një qytet tipik ballkanas. Nëpër qytet zotërojnë kishat ortodokse, por spikatin edhe minaretë e xhamive, sidomos atyre të vendosura në pjesën lindore dhe veriore të pazarit. Në rrugë ndesh të dëgjosh më së shumti maqedonisht, por nuk mungon edhe gjuha turke. Shumë rrallë, mund të dëgjosh banorët nëpër rrugë të flasin shqip ndërmjet tyre.
Tashmë në Ohër banojnë rreth 7 000 shqiptarë, shumë prej të cilëve prej kohësh janë të regjistruar si turq. Ndërkohë, shqiptarët e krishterë që jetojnë në pjesën e qytetit të vjetër thuajse janë asimiluar plotësisht, aq sa sot të gjithë banorët e kësaj pjese i merr për maqedonas, duke mos i dalluar fare prej njëri-tjetrit.
Vetë shqiptarët e Ohrit janë ndjerë të braktisur nga politikanët shqiptarë. Ata thonë se “ne jemi të padukshëm” për politikanët shqiptarë, të cilët rrallë e tek mund të shkelin në këtë qytet. Edhe atëherë, më shumë për të ngrënë ndonjë drekë, se sa për t’u takuar me banorët e për të diskutuar problemet që ata kanë. Si pasojë e kësaj klime, si edhe falë politikave të ndryshme që ndiqen karshi tyre, ata, kryesisht të rinjtë, po largohen jashtë vendit.
Një ndarje e bërë më herët, e në mënyrë të kamufluar, e ka lënë Ohrin jashtë ndikimit të shqiptarëve, të cilët janë më shumë prezent në veri të liqenit, në trekëndëshin Strugë-Kalishtë-Veleshtë, ku edhe shqiptarët dominojnë më së shumti.
E-Diaspora
-
Mësojmë Shqip në Diasporë Gjuha përbën themelin e identitetit të një kombi. Për këtë ajo duhet ruajtur e përcjellë ndër...
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht