Kosova
Pa i përmbushur kriteret, s’ka viza
BE vazhdon të insistojë tek autoritetet e Kosovës për t’i përmbushur kriteret që mundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Angjelina Ainhost ka qëndruar të enjten në Prishtinë. Ajo në takimin që ajo pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ua kujtoi kriteret që BE kërkon nga Kosova, raporton televizioni publik i Kosovës.
BE vazhdon të insistojë tek autoritetet e Kosovës për t’i përmbushur kriteret që mundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ky ishte edhe theksi i vizitës që i bëri Kosovës drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst.
Gjatë takimit me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimit evropian të saj dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces.
Ndërkohë, nga zyra e kryeministrit e Kosovës është bërë e ditur se gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka thënë se me ndryshimet në komisionin për çështjen e demarkacionit, procesi do të lëvizë shpejt dhe do të jetë plotësisht transparent.
Po ashtu, bëhet e ditur se Haradinaj ka theksuar se Kosova do t’i përmbushë obligimet e saj bazuar në marrëdhënien kontraktuese me BE-në dhe theksoi rëndësinë që ka për qytetarët e vendit lëvizja e lirë dhe pa viza.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











