E-Diaspora
Mënyra e re e mafias shqiptare për të kontrabanduar me emigrantë
Ata u marrin nga 2500 funte, duke u premtuar punë, derisa përfundojnë në rrugë në duar të bandave
Mediat britanike vazhdojnë të shkruajnë për shqiptarët, gjegjësisht për emigrantët. Gjithnjë sipas këtyre mediave, mafia shqiptare ka gjetur një mënyrë të re për kontrabanduar me emigrantë në Britani, me anë të një porti spanjoll, shkruan “Sunday People”.
Gangsterët u marrin 2500 funte për t’i trafikuar ata, duke iu premtuar një jetë më të mirë. Refugjatët janë nga Ballkani, Iraku, Afganistani dhe Siria, në një anije nga Bilbao, përcjell albinfo.ch.
Policia spanjolle në qytetin verior po përballet me rritjen e emigrantëve gjatë tre muajve të fundit. Në dy vjet ka pasur rritje dhjetëfish të njerëzve të kapur, duke u përpjekur për të hyrë në kamionë ose kontenierë në port.
Sipas ligjit spanjoll ata po kryejnë vetëm një vepër civile, kështu që policia i liron ata. Mafia u premton atyre vende pune, por ata nuk janë të vetëdijshëm se do të përfundojnë nën mëshirën e bandave.
Sipas të përditshmes britanike, më shumë se 100 njerëz janë gjendur në çadra nën autostradë në perimetrin e portit. Njëri ndër ta është Ismaili, 29-vjeçar nga Peshkopia e Shqipërisë, i cili ndan një tendë me tre persona të tjerë përfshirë edhe nipin e tij. “Doja të shkoja legalisht në Angli, por është e pamundur. Tani dua të shkoj ilegalisht”.
Në vitin 2015, 119 persona ishin ndaluar në portin e Bilbaos, kurse më 2016 kjo shifër shkoi në 380, derisa këtë vit ka arritur në 1200, transmeton albinfo.ch.
950 prej tyre ishin nga Shqipëria. Arsyet ishin të ndryshme, papunësia, feja, etnia etj. Në Britani janë 20 mijë shqiptarë që jetojnë legalisht, duke e kthyer në destinacionin e tyre kryesor. Ata rrezikojnë edhe jetën vetëm për të shkuar në Britani.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













