Kosova
Kalkulime për ministrat e rinj, Dardan Gashi apostrofohet Ministër i Diasporës!
Edhe pse zyrtarisht nuk është definuar ky i fundit, mediat në Prishtinë e lakojnë emrin e Dardan Gashit si zëvendësuesit e Valon Muratit në Ministrinë e Diasporës
Diaspora kosovare që përbën një të tretën e popullsisë së përgjithshme të Kosovës po qëndron me kureshtje se cilët do të jenë ministrat e rinj të kabinetit Haradinaj, e veçanërisht cili do të jetë ministri i Diasporës. Edhe pse zyrtarisht nuk është definuar ky i fundit, mediat në Prishtinë e lakojnë emrin e Dardan Gashit si zëvendësuesit e Valon Muratit në këtë dikaster.
Deri më tani i vetmi që i ka publikuar emrat e ministrave të tij në qeverinë e re është kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ai ka treguar emrat e katër ministrave që do të marrin postet e larta ministrore në Qeverinë e Kosovës, e cila nesër pret të marrë votëbesimin në Kuvendin e Kosovës.
Pos Pacollit i cili do të mbajë edhe postin e zëvendëskryeministrit të parë edhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme, vetë Pacolli ka treguar se në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka propozuar Flamur Sefajn, për ministre të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitajn, ndërsa Valdrin Lluka pritet të marrë nën drejtim Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Ndërkaq nëse Gashi vjen në krye të ministrisë së Diasporës që mbledh më shumë se 700 mijë kosovarë, atëherë ai do të jetë ministri i tretë në këtë dikaster pas Ibrahim Makollit e valon Muratit.
Dardan Gashi ka lindur më 1969, ndërsa për një periudhë të gjatë ka jetuar në Vjenë të Austri, ku edhe kreu studimet e Shkencave Politike dhe Komunikimit në Universitetin e Vjenës. Karrierën e tij e filloi si mbikëqyrës i zgjedhjeve me OSBE-në Misioni në Bosnje e Hercegovinë.
Gjatë vitit 2000, Gashi punoi në Grupin Ndërkombëtar të Krizave në Tribunalin e Hagës për krime në Ish-Jugosllavi dhe në Iniciativën Evropiane për Stabilitet.
Nga viti 2005 deri më 2008, Dardan Gashi vazhdoi karrierën e tij politike në zyrën e zëvendëskryeministrit dhe në Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal. Fillimisht, ai kryesoi grupin punues për decentralizim dhe mori pjesë në të gjitha takimet gjatë Negociatave të Vjenës, si këshilltar i lartë. Njëkohësisht ai kryesoi edhe grupin punues të Kthimit përbrenda procesit të Dialogut të drejtpërdrejt me Beogradin.
Në qershor të vitit 2010, Gashi u bë zëvendësministër i Integrimeve Evropiane ndërsa më 2011 u propozua për Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas zgjedhjeve të vitit 2010. Ai kohën e fundit ishte si analistë, ndërsa njihet si i afërm i djemve të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe liderit të AAK-së, Behgjet Pacolli.
Madje besohet se ai ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit ndërmjet PAN-it dhe AKR-së. Po ashtu është njeriu më “meritor” që deputetja e LDK-së, Teuta Rugova t’i japë mbështetje Ramush Haradinajt për kryeministër. Ai dikur ka qenë i LDK-së, ndërsa në këtë qeverisje nuk e përfaqëson asnjërën nga partitë politike që janë në koalicion qeverisëse. Madje në një foto postuar ditë më parë shihet gashi në foto me Ramush Haradinajn.
Ndryshe qeverisjen e re e përbën koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma), AKR dhe Lista Serbe. Kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj, nëse votohet, do të dihet nesër pas orës 16:00, kur edhe mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Aktualisht, PDK po mbanë mbledhjen e Kryesisë për caktimin e ministrave në 6 dikastere, ndërsa AAK thuhet se ka caktuar Pal Lekajn ministër të infrastrukturës dhe Rrustem Berishën, ministër i FSK-së.
Partitë tjera, Nisma dhe Lista Serbe pritet së shpejti ti zyrtarizojnë emrat për ministrat e rinj.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











