E-Diaspora
Pandeli Majko, ministër i diasporës shqiptare
Ndryshe për herë të parë Shqipëria është bërë me një ministri të veçantë për shqiptarët jashtë kufijve, në krye të së cilës është ngarkuar Pandeli Majko.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar dhe sfidat për mandatin e ri.
Në krye të Qeverisë së Shqipërisë do të jetë Edi Rama dhe zëvendëskryeministre do të jetë Senida Mesi.
Rama theksoi se kabineti i ri do të ketë dyministra Shteti, të cilët janë Pandeli Majko e Sonila Qato, respektivisht për Shqiptarët jashtë Kufijve dhe për Mbrojtjen e Sipërmarrësve.
Sic raportojnë mediat në Shqipëri, struktura qeverisëse përmban edhe 11 ministri, përbërja e të cilave është 50-50, mes meshkujve e femrave.
Ndryshe për herë të parë Shqipëria është bërë një ministri e veçantë për shqiptarët jashtë kufijve, në krye të së cilës është ngarkuar Majko.
Pandeli Majko, është i lindur në vitin 1967 në Tiranë është politikan shqiptar dhe ish Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1998–1999 dhe për një kohë të shkurtër gjatë vitit 2002. Nga korriku vitit 2002 deri në shtator të vitit 2005 ishte Ministër i Mbrojtjes.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










