CH-Ballkani
9 vatra të reja të zjarrit në Shqipëri
Emergjenca Civile thotë se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 52 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse

Emergjencat Civile në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 9 vatra të reja të zjarrit.
Në qarkun e Shkodërs një vatër zjarri është riaktivizuar në pyllin e mbrojtur të fshatit Karmë, Vau-Dejës. Po ashtu në këtë qark dy vatra mbeten ende aktive, por po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga forcat pyjore thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa në fshatin Rreth-Kale të Dibrës është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë që kanë rrezikuar të digjen edhe disa shtëpi. Edhe në qarkun e Elbasanit në dy fshatra janë shfaqur sërish disa vatra të zjarrit. Po ashtu vatra të reja zjarri ka pasur edhe në qarkun e Vlorës.
Emergjenca Civile thotë se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 52 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci Nënkolonel Shpend Zogaj diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci ...
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?