E-Diaspora
Gruaja rrah burrin në Tiranë
Burri ka kërkuar mbrojtje nga policia, pasi gruaja e tij dy vjet më e madhe ka ushtruar dhunë ndaj tij
Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në kryeqytetin shqiptar, ku burri ka denoncuar në polici gruan, pasi kjo e fundit ka ushtruar dhunë ndaj tij, raporton albinfo.ch.
H.B., 30-vjeçar, banues në Tiranë ka kallëzuar shtetasen R.B, 32-vjeçar. Të dy shtetasve iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Njoftimi i policisë:
Me datë 22.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shetasen R.B, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 21.08.2017, në rrugën “Mine Peza”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit, H.B, vjeç 30, banues në Tiranë. Të dy shtetasve iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 ‘Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’. Neni 130/a i Kodit Penal.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












