CH-Ballkani
Shqipëria me çmimet më të lira të hoteleve
Pas Shqipërisë renditen menjëherë Moldavia dhe Kosova, ku çmimi për të fjetur një natë llogaritet në 28 funte, ndërsa në Serbi 30 funte

Sipas një renditje të përpiluar nga “Airbnb”, platforma më e madhe “online” për shërbimet e akomodimit, Shqipëria është në vendin e dytë në Evropë me çmimet më të lira të hoteleve, bëjnë të ditura mediat shqiptare.
Në Shqipëri një natë qëndrimi në hotel kushton mesatarisht 27 funte. Çmim më të lirë se ky, në Evropë ka vetëm Maqedonia, ku një natë në hotel kushton 26 funte, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj renditjeje, thuajse të gjitha vendet me hotelet më të lira gjenden në Evropën Lindore. Pas Shqipërisë renditen menjëherë Moldavia dhe Kosova, ku çmimi për të fjetur një natë llogaritet në 28 funte, ndërsa në Serbi 30 funte.
Në Evropën Perëndimore çmimet janë dy deri në tri herë më të larta. Sipas renditjes, vendi më i shtrenjtë është Islanda, ku një natë në hotel paguhet 112 funte, ndërkohë që në shumicën e vendeve të tjera çmimi varion nga 50 deri në 85 funte.
Siç shprehen agjencitë turistike, edhe pse ka avantazhe në kosto, turizmi në Shqipëri vuan infrastrukturën e dobët, por edhe shërbimet.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?