CH-Ballkani
Policia ndalon hyrjen e 10 shqiptarëve: 2 prej tyre, të dënuar për trafik me të huaj
Kontrollimi i hollësishëm që ju bë dokumenteve të tyre tregoi se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani
Të enjten, më 10 gusht, Policia Federale ja ndaluar dhjetë shtetas shqiptarë që të hyjnë ilegalisht në Gjermani. Fjala është për dy familje të cilat ishin në një minibus në autostradë, (afër Rottal-Ost) kur u kontrolluan nga policia, shkruan wochenblatt.de.
Fillimisht të gjithë ata treguan dokumentet e rregullta shqiptare të udhëtimit, transmeton albinfo.ch. Por kontrollimi i hollësishëm që ju bë dokumenteve të tyre tregoi se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani.
Pas marrjes në pyetje lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, ata ranë në kundërshtim me deklarimet e tyre. Mbi bazë të dyshimit për hyrje të palejueshme, ilegale, të gjithë personat u dëbuan nga territori gjerman, gjegjësisht u kthyen në Austri.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









