CH-Ballkani
Ballkani në Trieste, për të qenë më afër BE-së
Gjashtë vendet e Ballkanit dhe shtatë vendet e Bashkimit Evropian (BE) janë takuar sot në Trieste, në Itali. Qëllimi i takimit të katërt vjetor të “Procesit të Berlinit”, pilotimi i diskutimeve drejt një tregu të përbashkët mes Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, transmeton albinfo.ch. Projektet në energji dhe transport janë gjithashtu në rendin e ditës, për 200 milionë euro në total, në mënyrë që të tërhiqen investimet dhe për të rritur ekonominë e rajonit.
Bashkëpunimi rajonal është një nga kushtet për integrimin e ardhshëm në BE.
Disa shprehin kritika për një tentativë “rikrijimi” të ish-Jugosllavisë, e shpërbërë me gjak në vitet ‘90-a, kurse të tjerë kanë frikë se ky projekt thjesht zëvendëson një anëtarësim të këtyre vendeve në BE. “Angazhimi ynë është po aq i fortë si më parë”, thotë komisari i BE-së, Johannes Hahn, në një intervistë të gjatë për B92, njofton albinfo.ch.
“Procesi i Berlinit” është mirë për të çuar përpara reformat dhe të përgatisë zgjerimin”, tha ai. Mirëpo, këto vende duket të jenë mbyllur në një dhomë të pritjes pa fund. Vetëm Kroacia e mori kartonin e anëtarësimit.
Sipas gazetës, skepticizmi është në rritje në Ballkan, duke dobësuar kështu ndikimin dhe reformat me ambicie evropiane të liderëve lokalë. Por, këto vende janë ende larg standardeve evropiane rreth legjislacionit, të drejtave të njeriut, korrupsionit, për të mos përmendur tensionet politike mes Prishtinës dhe Beogradit për Kosovën në veçanti, njohton albinfo.ch.
A do të mund të ulë BE-ja kërkesat e saj?
Ajo e bëri atë për Bullgarinë, Rumaninë dhe Qipron. Është në interes të Unionit Evropian t’i integrojë fqinjët e saj, thotë organizata OBK Transeuropa.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













