CH-Ballkani
Parku i të martuarve në Prishtinë
Rregullimi bazik i parkut pritet të përfundojë shumë shpejt, dhe më tutje ai do të pasurohet në vazhdimësi nga çiftet që do të martohen në kryeqytet
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Coca-Cola HBC Kosova, ka filluar rregullimin e parkut të të martuarve, park ky i pari i këtij lloji në Kosovë, raporton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Komunës, tashmë po punohet për rregullimin e shtigjeve, ulëseve dhe hapësirave të tjera të këtij parku, në kuadër të projektit paraprak të Komunës.
Rregullimi bazik i parkut pritet të përfundojë shumë shpejt, dhe më tutje ai do të pasurohet në vazhdimësi nga çiftet që do të martohen në kryeqytet.
Secili nga këto çifte, do të ketë mundësi të mbjellë një fidan në këtë park. Në këtë formë, përveç që do ta shënjojnë lidhjen e tyre, do të ndikojnë direkt në zgjerimin dhe kultivimin e hapësirave të gjelbra.
Ky është veç një hap i vogël, por tejet i rëndësishëm në përmirësimin e ambientit në kryeqytetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












