Fotolajmi
Franca do të ndalojë automjetet me naftë dhe benzinë
Ministri francez i Mjedisit, Nicolas Hulot, tha të enjten se qëllimi i tyre është që prodhuesit e automjeteve në vend të ndalojnë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë deri në vitin 2040, shkruan albinfo.ch.
Në një konferencë për shtyp, duke njoftuar për planin pesëvjeçar dhe për të inkurajuar përdorimin e energjisë së pastër dhe përmbushjen e detyrimeve të vendit në bazë të Marrëveshjes së Parisit, Hulot ka thënë se prodhuesit e makinave franceze kanë projekte që mund të përmbushin këtë premtim.
Njoftimet e tij erdhën një ditë pasi prodhuesi suedez i automobilave “Volvo” u bë kompania e parë e madhe e makinave, e cila premtoi se do t’i braktisë automjetet që ekskluzivisht përdorin motor me djegie të brendshme.
Hulot gjithashtu tha se Franca do të ndalojë prodhimin e energjisë nga termocentralet, të cilat aktualisht përbëjnë pesë për qind të fuqisë së përgjithshme nga 2022.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














