E-Diaspora
Kush po përfiton nga mungesa e Kartonit të Gjelbër?
Është paralajmëruar vit pas viti se Kartoni i Gjelbër do të hyjë në fuqi edhe për Kosovën, por një gjë e tillë ende nuk është finalizuar.
Nga kjo situatë, bashkatdhetarët të cilët çdo vit që hyjnë në territorin e Kosovës me targa të huaj, duhet të paguajnë sigurim kufitar të dyfishtë.
Mirëpo, problemi i tyre i vetëm nuk është se duhet të paguajnë shumën maksimale 20 euro për një muaj, por një mori çështje tjerash, duke përfshirë sigurinë pas aksidentit, shqetësimi se ku shkojnë këto para, efikasiteti i punës në pikat kufitare për pagesat, etj.
Për të hapur një debat dhe për të marrë rekomandime mbi këtë temë, organizata Germin, realizoi diskutimin virtual në Google Hangout me temën Sigurimi Kufitar për mërgimtarët: Pse? Paneli diskutues përbëhej nga: Bekim Dalipi (Zvicër), Adelina Dakaj (Gjermani), Daut Haxhaj (Norvegji), Përparim Avdili (Zvicër), Kushtrim Ahmeti (Kosovë), Fjolla Vukshinaj (Kosovë) dhe u moderua nga Lavdi Zymberi.
Ajo se çfarë u tha nga shumica e panelistëve dhe nga komentet e pranuara me anë të e-mailit ishin se kompanitë e sigurimeve janë ato të cilat po përfitojnë nga kjo situatë dhe se nuk ka pasur gatishmëri nga institucionet për të zgjidhur këtë problem. Arsyetimet se Kosova nuk është pjesë e OKB-së dhe nuk mund të pranohet në Kartonin e Gjelbër, sipas disa panelistëve, ka pasur raste kur Kosova është anëtarësuar në organizatat të tjera pa qenë anëtare e OKB-së, si p.sh në organizatat e sportit. Kushtrim Ahmeti njëri nga panelistët krahasoi edhe shembullin e Zvicrës, ku sipas tij, Zvicra që nga viti është 1949 është anëtare e Këshillit të Byrove të Sigurimit kurse në OKB ishte anëtarësuar në vitin 2002.
Andaj, panelistët dhe të tjerët sugjeruan disa rekomandime të cilat mund ta përmirësonin gjendjen aktuale:
Të nënshkruhen marrëveshje bilaterale me shtetet e caktuara, ashtu siç ka vepruar Kosova me Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Pagesat të bëhen online apo përmes kontos bankare në vendet e nisjes.
Informim dhe më shumë transparencë ne uebfaqen e Byrosë së Sigurimeve në Kosovë për pagesat.
Të krijohet një fond humanitar nga paratë e mbledhura.
Presion publik nga ana e mërgimtarëve, mediave dhe Germin-it që të bëhet temë në Parlamentin e Kosovës.
Kosova të lidh memorandum me Shqipërinë që Kosova të hyjë në kuadër të Kartonit të Gjelbër me këtë shtet.
Të pranohet nga BSK dëshmia nga mërgimtarët në rast se sigurimi nga vendi i ardhjes iu mbulon të gjitha shpenzimet dhe të mos paguajnë shtesë.
Presion më i madh tek ambasadorët shqiptarë në vendet ku jetojnë mbi këtë problematik.
Mërgimtarët të marrin pjesë në takimet e organizuara nga niveli qendror dhe lokal mbi kërkesat dhe sfidat e tyre për të bërë presion për problemin e kartonit të gjelbër.
Organizata Germin në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës do të vazhdojë t’i ngrit këto tema të rëndësishme për diskutim dhe shpreson që në këtë mënyrë politikëbërja në Kosove do të fillojë të ndërmarrë masa për ndryshimin e politikave aktuale karshi mërgatës tonë.
Video e plotë e takimit virtual: https://www.youtube.com/watch?v=pd4xaij8gGA&t=149s.
Kjo iniciativë përkrahet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














