CH-Ballkani
Rënia e euros, pësojnë qytetarët e Shqipërisë
Sipas të dhënave zyrtare nga banka e Shqipërisë, në fund të muajit janar, depozitat e familjeve shqiptare në euro llogariteshin në 497 miliardë lekë. Por në fund të majit shifra zbriti në 483 miliardë lekë
Zhvlerësimi i euros, nuk ka prekur vetëm bizneset në Shqipëri, por edhe shumë qytetarë që kishin kursyer në monedhën evropiane.
Sipas të dhënave zyrtare nga banka e Shqipërisë, në fund të muajit janar, depozitat e familjeve shqiptare në euro llogariteshin në 497 miliardë lekë. Por në fund të majit shifra zbriti në 483 miliardë lekë, raporton “TCH”.
Rënia me 14 miliardë lekë nuk ka ardhur se individët kanë tërhequr depozitat nga bankat, por në pjesën më të madhe ajo është pasojë e zhvlerësimit të euros, përcjell albinfo.ch.
Sipas bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-qershor euro është zhvlerësuar me 2.4 për qind ndaj lekut. Më saktësisht nëse në muajin janar një euro u këmbye mesatarisht me 136.57 lekë, në qershor monedha evropiane është konvertuar me 133.2 lekë.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











