Integrimi
Gjinekologu shqiptar në Zvicër që bëri mrekulli!
Quhet Dr. Avdulla Krasniqi, kryemjek i shërbimit të Gjinekologjisë në Payerne. Ai, me dijen, përvojën, seriozitetin dhe aftësinë kulminante profesionale arriti të zbulojë shkakun e aborteve dhe mrekullia ndodhi. Sot jemi një çift i ri dhe i lumtur, dhe për më tepër, kemi edhe djalin tonë Selimin e vogël
Duket si një rrëfim në mënyrën dëshirore por është i vërtetë. Fariu dhe Elmedina sot janë një çift i ri me vullnet dhe elan pë jetë. Kështu nuk kanë qenë deri vonë pasi që Elmedina ka pasur pesë aborte të detyruara. Sot çifti ka arsye për optimizëm. Në prehër kanë fëmijën e shëndetshëm, Selimin. Dhe për këtë bekim në jetën e tyre, Elmedina dhe Fariu duan ta falënderojnë mjekun gjinekolog, Avdullah Krasniqin.
“Unë, Fari Xheladini dhe bashkëshortja ime Elmedina Xheladini jemi një çift i ri me banim në Fribourg të Zvicrës. Ndryshe, ne jemi me prejardhje nga Kumanova. Ne si çift i ri kishim plane dhe ëndrra të bukura për jetën dhe natyrisht dëshironim shumë që Zoti të na dhuronte një fëmijë”. Kështu e fillon rrëfimin e tij jetësor Fariu për albinfo.ch.
“Fatkeqësisht, dëshira jonë nuk u realizua edhe pse nuk lamë gurë pa lëvizur, klinikë pa vizituar dhe mjek pa konsultuar. Zhgënjimi ynë deri në pikëllim të thellë erdhi me abortin e pestë të bashkëshortes sime. Nuk ndihmuan as klinikat në Maqedoni e as ato zvicerane. Kur ne tashmë e kishim humbur çdo shpresë, një mik i ngushtë nga Kosova na informoi se është një mjek-gjinekolog shumë i përgatitur i cili për një kohë të shkurtër të qëndrimit me punë në Zvicër ka arritur të bëhet edhe kryemjek në Spitalin e Payernit të kantonit të Vaud-it. Edhe pse shpresat tona ishin të pakta, ne megjithatë u paraqitëm në vizite te ai. Në fillim kishim dyshime. Ndoshta edhe si pasojë e ndikimeve të propagandës se është shqiptar pra nuk është zviceran.
Po kush është ky mjek?
Quhet Dr. Avdulla Krasniqi, kryemjek i shërbimit të Gjinekologjisë në Payerne. Ai, me dijen, përvojën, seriozitetin dhe aftësinë kulminante profesionale arriti të zbulojë shkakun e aborteve dhe mrekullia ndodhi. Sot jemi një çift i ri dhe i lumtur, dhe për më tepër, kemi edhe djalin tonë Selimin e vogël i cili me ardhjen në jetë na ka gëzuar shumë dhe na ka bërë të lumtur. Për këtë lumturi tonë meritat dhe mirënjohja i shkojnë mjekut shqiptar, Avdulla Krasniqit, shprehet më tutje Fariu.
“Me shpirt dhe zemër ne e urojmë mjekun shqiptar Avdullahun, njëkohësisht mburremi me të arriturat e tij shkencore dhe profesionale dhe njëkohësisht ndjehemi krenarë me te që na bëri të lumtur jo vetëm ne por edhe familjen e gjerë Xheladini. Për këtë vendosëm që të dalim publikisht dhe ta falënderojmë mjekun Avdulla Krasniqi”, shpreht Fariu për albinfo.ch.
“Me këtë rast i dëshirojmë jetë të gjatë e të lumtur atij dhe familjes së tij si dhe të arritura edhe më të mëdha në rrafshin profesional”, urojnë Fari dhe Elmedina Xheladini.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAvdulla Dr. Krasniqi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Gjinekolog
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












