Tematike
Qeveria miraton raportin mbi politikën e jashtme të migracionit për vitin 2016
Zvicra gjatë vitit 2016 është angazhuar fuqimisht në regjionet e krizës duke ofruar ndihma humanitare dhe zgjidhje të qëndrueshme në fushë të të drejtave të njeriut, në promovimin e paqes etj.
Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e tij të mbajtur sot, 16 qershor 2017 ka miratuar raportin e saj mbi aktivitetet e politikës së jashtme të Zvicrës në fushë të migracionit. Viti për të cilin është bërë raporti, ka qenë i karakterizuar nga konfliktet e vazhdueshme në Siri dhe në Irak, gjendja e rëndë e refugjatëve në vendet fqinje në regjion si dhe gjendjen e brishtë në Bririn e Afrikës.
Zvicra gjatë vitit 2016 është angazhuar fuqimisht në regjionet e krizës duke ofruar ndihma humanitare dhe zgjidhje të qëndrueshme në fushë të të drejtave të njeriut, në promovimin e paqes etj., thuhet në raport, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq në nivelin multilateral, Zvicra ka sponsoruar miratimin e një deklarate politike për mbrojtjen e refugjatëve dhe migrantëve.
Një fokusim tjetër Zvicra e ka pasur gjatë vitit 2016 në ngritjen e strukturave migratore në Afrikën e Veriut dhe atë të Perëndimit. Në kuadrin e partneriteteve në fushë të migracionit me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe me ato afrikane si Nigeri dhe Tunizi, Zvicra ka ushtruar aktivitete për forcimin e institucioneve nacionale të vendeve përkatëse. Veç kësaj, Zvicra kadhënë kontributin e saj edhe në parandalimin e përndjekjes ose dëbimit të dhunshëm të shkaktuar nga konfliktet, shkelja e të drejtave të njeriut, pasojat e ndryshimit të klimës ose të varfërisë.
Në bashkëveprim me BE-në, Zvicra është angazhuar për realizimin e dialogut në regjione të ndryshme të botës dhe në nivele globale, për qasje kooperative në çështje të migracionit. Në dhjetor 2016 Këshilli Federal patoi vendosur për pranimin gjatë dy viteve të ardhshme edhe të 2000 refugjatëve veçanërisht të lëndueshëm nga Siria. Kjo, në kuadrin e programit të shpërndarjes së drejtë të refugjatëve brenda BE-së, ku Zvicra ka marrë obligime në mënyrë vullnetare.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












