Futbolli Shqiptar në Zvicër
“Besa” e St. Gallenit, klubi më i madh shqiptar i Zvicrës lindore
“Besa” e shqiptarëve të Sankt Gallenit ka startuar fuqishëm sezonin pranveror, me përforcime shumë të rëndësishme për skuadrën. Aktualisht Besa mban vendin e parë me 34 pikë dhe është në formën më të mirë që ka njohur klubi ndonjëherë. Sivjet klubi shënon jubileun e vet të madh, 25 vjetorin e themelimit, prandaj janë marrë të gjitha masat, me përforcime të rëndësishme, që në kampionatin futbollistik të ligës së tretë në grupin dy, “Besa” shpallet kampion, nga ku automatikisht ekipi “Besa” do të bëhej pjesë e ligës së dytë të futbollit zviceran.
“Besa” luan në stadiumin e vjetër „Espenmoos“ të klubit të Super-ligës FC St. Gallen para një numri të madh të simpatizantëve shqiptarë që e përcjellin këtë klub ndër vite.
Konsolidimi i ekipit dhe sukseset e fundit të klubit janë fryt i punës së madhe të kryesisë së klubit me kryetarin Muhamet Krasniqin në krye, i cili këtë sukses të klubit shpreson ta kthejë në një festë të madhe sportive në fund të sezonit. „Momentalisht jemi shumë mirë me përforcimet që kemi marrë dhe jemi në fazën më të mirë të futbollit. Është një vullnet i madh në përgjithësi tek të gjithë simpatizantët tanë dhe shpresoj të mos dëshpërohemi në këtë vit jubilar të FC Besa“, shprehet kryetari i klubit Muhamet Krasniqi.
Historia 25 vjeçare e klubit “Besa”
“Besa” planifikon një festë të madhe menjëherë pas mbarimit të kampionatit në muajin qershor për nder të 25 vjetorit të themelimit të klubit.
“FC Besa” është regjistruar në ligën zvicerane të futbollit në kategorinë e pestë, në pranverë të vitit 1992. Iniciativën për formimin e klubit të futbollit e udhëhoqën vëllezërit Nikollë, Kened dhe Lazër Ukgjini, Baki Morina, Bedri Morina, Gasper Frrokaj dhe Ahmet Sejdiu. Gjashtë vite me radhë, futbollistët e Besës kanë luajtur në ligën e pestë.
Pas kësaj periudhe të vështirë, Besa ia ka dalë për dy vite radhazi të ngjitet në ligën e katërt dhe të tretë. Aty pastaj ka qenë fundi i sukseseve të ekipit të vjetër shqiptar. Pas një edicioni të dobët përballë ekipeve kundërshtare dukshëm më të përgatitura e me një buxhet dhjetëfish më të lartë, nuk ia doli të mbijetonte në ligën e tretë.
Me Agim Binakun dhe Përparim Krasniqin, “Besa” ka pasur në gjirin e vet për vite me radhë, dy lojtarë, dhe tani trajner, të ardhur nga klubi gjakovar, “KF Vllaznimi”.
Lojtarët e parë të Klubit Futbollistik “Besa”, St. Gallen
Ekipi i parë në fillim të regjistrimit përbëhej nga lojtarët: Kened Ukgjini, Nikollë Ukgjini, Emri Latifi, Januz Rexhepi, Baki Morina, Lan Toplanaj, Fran Lazraj, Kemal Limani, Bedri Morina, Arben Frrokaj, Enver Azizi, Idriz Emërllahu, Emin Ajdini, Isuf Vimance, Tush Kolaj, Gjovalin Dushanaj dhe të tjerë.
Njëri nga themeluesit dhe për shtatë vjetët e para presidenti i klubit Besa, Nikollë Ukgjini, kujton kohën e vështirë të formimit të klubit kur mezi ka mbledhur 15 lojtarë për ta regjistruar klubin në Federatën e Futbollit Zviceran.
„Ka qenë shumë vështirë mi organizu bashkatdhetarët, s’kishim financa. Talleshin me ne si: leje o budall; ata dojnë me na vra ne Kosovë, e ti don me themelu klub në Zvicër“, më thoshin kur i pyesja, kujton Nikollë Ukgjini bashkë me të vëllain Kenedin që ka qenë për shumë vite portieri dhe arbitri i parë i klubit”.
Nisma e vëllezërve Ukgjini për themelimin e klubit ka qenë e frymëzuar nga aktiviteti i patriotik i familjes, tregojnë dy vëllezërit. “Dëshironim t`i afronim të rinjtë tanë edhe me aktivitete sportive dhe jo t`i mbajmë vetëm nën ethet e gjendjes së luftës që mbretëronte në atë kohë në Kosovë dhe këtu kryesia e PSHDK-së ishte përkrahësi më i madh për formimin e klubit Besa“.
„Kur e kena marrë listën e federatës, me 1991, përveç Besës, asnjë ekip tjetër shqiptar nuk ka figuruar në këtë listë“ tregon kryetari i parë i klubit, Nikollë Ukgjini.
Bashkëthemeluesi dhe trajneri i parë i klubit për 12 vjet radhazi, Baki Morina, kujton fillimin në kushte të vështira, por thotë se atmosfera brenda klubit ka qenë shumë e ngrohtë
„Atëherë ne nuk i kishim familjet tona këtu dhe ishim shumë më të lidhur me njëri tjetrin, kurse sot është ndryshe; pas mbarimit të lojës secili ikën në shtëpi të vet“.
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë


















