Futbolli Shqiptar në Zvicër
Klubi i të gjithë shqiptarëve
I themeluar në vitin 1990, sot FC Prishtina Bernë njihet zyrtarisht si klubi më i vjetër në diasporë
Në diasporë ka shumë klube të futbollit, por më i vjetri dhe njëri ndër më të organizuarit është FC Prishtina, Bernë. Kjo skuadër është themeluar në vitin 1990 nga shqiptarët e shpërngulur në Zvicër gjatë viteve të 80-a. Si qëllim kanë pasur integrimin dhe njëkohësisht ruajtjen e traditës tonë kombëtare. Sot FC Prishtina Bernë njihet zyrtarisht si klubi më i vjetër në diasporë. Presidenti i kësaj skuadre, Gazmend Tetaj rrëfen për albinfo.ch, gjithçka rreth këtij klubi që po korr suksese në Zvicër dhe ka shumë anëtarë.
Tetaj në fillim tregon se kush ishin themeluesit e klubit nga Berna. “Klubi futbollistik “Prishtina” është themeluar në vitin 1990 nga Rexhep Mustafa, Skënder Halili, Islam Ramadani, Kadri Emini, Mifti Sinani, Mefail Zubaku, Samet Avdiu dhe Xhilal Sahiti. Ne duam që t’i hapim dyert për çdo sportist, pa marrë parasysh kombësinë apo gjuhën që flasin. Duam që FC Prishtina Bernë të jetë ndërmjetësues në mes sportit, traditës dhe kulturës. Pra, bashkëpunimi dhe harmonia në mes vendit që jetojmë dhe popujve rreth nesh është prioritet për ne”, ka thënë në fillim Tetaj për albinfo.ch.
I hapur për të gjitha komunitetet
Ky klub është për të gjithë shqiptarët. “Klubi ynë është i hapur për të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve. Për ne nuk ka dallim nëse është nga Prishtina, Tirana, Tetova, Bujanovci apo Ulqini. Në aspektin sportiv ne planifikojmë që të kemi një strukturë dhe infrastrukturë të posaçme që na mundëson zhvillimin dhe rritjen e juniorëve tanë. Kjo nënkupton që në të ardhmen të gjitha ekipet tona t’i ushqejmë me ta, si dhe me plot shpresë të punojmë që dikur të përcjellim ndonjë junior në karrierën profesionale”, shton më tutje presidenti i kësaj skuadre. Ky klub ka lojtarë nga mosha 10 deri në 42-vjeçarë.
Arritjet më të mëdha
Ai flet edhe për rezultatet më të mira që i kanë pasur deri më tani. “Arritja e strukturës dhe infrastrukturës, si dhe harmonia në mesin e lojtarëve. Imazhi i mirë për popullin shqiptar që jeton në rrethin e Bernës. Themelimi i katër ekipeve të juniorëve, ndër to edhe një ekip i vajzave që dëshmon për emancipimin e popullit tonë. Kalimi në Ligën e Tretë, pastaj në atë të dytë, e më pas në Ligën e Dytë Inter-regjionale. Fitues të Kupës së Unionit shqiptar në Zvicër më 2015-16. Gjithashtu shumë lojtarë të mirë kemi pasur dhe më pas kanë luajtur në skuadra zvicerane. Shumica e lojtarëve janë shqiptarë, por ka edhe të nacionaliteteve tjera”, ka theksuar Gazmend Tetaj.
FC Prishtina Bernë deri tani jo vetëm që ka arritur suksese, por njëkohësisht ka arritur që rreth vetes të grumbullojë edhe shumë të rinj nga të gjithë hapësirat shqiptare
Klubi futbollistik FC Prishtina Bernë është themeluar në vitin 1990 nga bashkatdhetarët tanë të trojeve të ndryshme shqiptare, të cilët që në vitet 70-ta kanë filluar të emigrojnë në Zvicër, kryesisht në qytetin e Bernës.
FC Prishtina Bernë garon në Ligën e Dytë Inter-regjionale, derisa ka edhe katër kategori të juniorëve, A, B, C, G
Si qëllim kanë pasur integrimin dhe njëkohësisht ruajtjen e traditës tonë kombëtare. Sot FC Prishtina Bernë njihet zyrtarisht si klubi më i vjetër në diasporë.
B.R.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025















