E-Diaspora
Shpërblehen fëmijët shqiptarë në Londër
Me rastin Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë organizuan një konkurs me fëmijë të diasporës shqiptare
Gjuha shqipe, kultura, tradita e historia asnjëherë nuk bën të harrohen edhe nga shqiptarët në diasporë.
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë organizuan një konkurs me fëmijë të diasporës shqiptare, me qëllim të motivimit të tyre për ta praktikuar sa më shumë gjuhën shqipe si dhe të mësojnë sa më shumë për historinë dhe kulturën shqiptare, njofton diaspora shqiptare në Londër.
Po ashtu për të gjithë nxënësit u ndanë mirënjohje për punën e tyre.
Shoqatave shqiptare ju ndanë po ashtu mirënjohje për ruajtjen e gjuhës dhe identitetin tonë kombëtarë.
Më 4 qershor (sot), pritet një organizim tjetër madhështor, ku do të ketë shfaqje e program i larmishëm.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë











