Kalendari
“SHIKO”, tryezë mbi rolin e shkollës kundër diskriminimit
Shoqata "SHIKO" nga Lozana, organizon Tryezë të Rrumbullakët mbi rolin e shkollës në luftë kundër diskriminimit. Shfaqet edhe filmi i metrazhit të shkurtër “1 Euro”, i Durim Ilazit
Shoqata shqiptare e kantonit Vaud “SHIKO”, në statutin dhe në aktivitetet e saj si qëllim dhe si objektiv pune ka promovimin e kulturës shqiptare, krijimin e rrjeteve dhe të hapësirave në shkëmbimin kulturor në mes komunitetit shqiptar dhe atij zviceran dhe komuniteteve të tjera. Njëherësh si mundësi të krijimit të platformave në mbështetje të shoqatave tjera shqiptare dhe lidhjen ekonomike e sociale në mes Zvicrës dhe trojeve shqiptare të Ballkanit.
Ndër aktivitetet që ka realizuar shoqata “SHIKO “gjatë 9 viteve spikaten ato në fushën e integrimit dhe luftës kundër diskriminimit. “SHIKO” ka arritur në gjejë partnerë të ardhur nga fushat e ndryshme socio ekonomike. Vetë fakti që “SHIKO” në listën e aktiviteteve ka partnerë edhe nga shumë komunitete tjera ka ndikuar që të ketë respektin dhe mbështetjen e strukturave shtetërore.
Këtë vit, në kuadrin e projektit të mbështetur nga kantoni Vaud “SHIKO” organizon një tryezë të rrumbullakët mbi rolin e shkollës në luftë kundër diskriminimit duke vënë theksin në rastet praktike.
Në tryezë do të marrin pjesë specialistët në fushën e luftës kundër diskriminimit: Seema Ney, shefe e projektit “Respekti i diversitetit në shkollë”, kantoni Vaud; Atifete Ljika, arsimtare; Eva Kouvandjieva, specialiste në fushën e historisë së artit dhe arsimtare.
Moderator i Tryezës të rrumbullakët është Arben Mustafa, i diplomuar në Universitetin e Lozanës, anëtar i komitetit të shoqatës “SHIKO”.
Në fillim të programit do shfaqet filmi i metrazhit të shkurtër “1 Euro”, i Durim Ilazit.
Programi do të përmbyllet me një aperitiv, si mundësi e vazhdimit të bisedës.
Tryeza e rrumbullakët mbahet më 10 qershor në ora 17h 30 në : salle de la Fraternité du Centre Social Protestant, à Lausanne (Place Arlaud 2). Për më shumë informata ju mundeni të kontaktoni presidentin e shoqatës, Mentor Ilazin, në : 0796060071 apo në adresë elektronike : [email protected]
Affiche SHiKO 2017
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Qershor 2017
- Ora17:30
- LokacioniLozanë
- Data e përfundimit31 Maj 2017 - 12:00
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













