E-Diaspora
Admir Mehmedi është bërë imazhi i “eny Credit”
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Admir Mehmedi, i cili luan për Zvicrën, është bërë imazhi i “eny Credit” në Cyrih. Mehmedi është caktuar nga “eny Credit” si ambasador, i cili do të bëjë disa spote për ofruesin zviceran të kredive. Në rend të parë do të tregohen vlerat e “eny Credit”.
Shpeshherë është e pakëndshme për të kërkuar para nga miqtë dhe të afërmit, ndërsa “eny Credit” mundëson kreditimin direkt nëpërmjet internetit, thjesht, lirë dhe me maturi. Pa filiale, pa agjentë apo ndërmjetësues. Madje, edhe punëdhënësi nuk do ta mësojë se ju keni marrë kredi.
Ne kemi kontaktuar me Bonart Qerimin, zëdhënës dhe drejtor i kompanisë zvicerane “eny Finance AG” në Cyrih.
Çfarë është “eny Finance”?
“eny Finance” është një kompani zvicerane (një lloj i bankës së digjitalizuar), që është aktive në fushën e shërbimeve financiare. Kompania është themeluar në vitin 2011, kurse produktet (si p.sh. “eny Credit”) janë hedhur në treg që nga mesi i vitit 2012. Ndaj festojmë 5-vjetorin tani. “eny Finance” është e autorizuar direkt nga Autoriteti i Tregut Financiar (FINMA).
Pse Admir Mehmedi?
Admir Mehmedi konsiderohet një futbollist i qetë, i cili gjithmonë në bazë të përvojës së tij gjendet në vendin e duhur. Ai është një luftëtar i madh dhe i gatshëm të kthejë ndeshjen në favor të ekipit të tij. Këto vlera përputhen me tonat. Ne jemi krenarë që mund të punojmë me lojtarin e përfaqësueses së Zvicrës.
Për çfarë është fushata?
Gjithkush mund të ketë nevojë për para. Kur të ndodhë kjo, ne duam të jemi në dispozicion për klientët, të veprojmë shpejt dhe në mënyrë diskrete. Admir Mehmedi është një person i besuar, për të cilin ne mund të transmetojmë mesazhin tonë. Klientët tanë mund të marrin kredi të favorshme. Madje, gjithashtu me një procedurë të thjeshtë, pa dhimbje koke dhe në përputhje me ligjin. Në “eny Finance” nuk kanë nevojë të dinë arsyet e marrjes së kredisë. Ne duam t’i ndihmojmë klientët lidhur me nevojat e tyre dhe në mënyrë të shpejtë. Admir Mehmedi e përcjell këtë mesazh në mënyrë shumë simpatike.
Çfarë më tutje?
Ne do të bëjmë disa spote me Admir Mehmedin. Fushata jonë e tanishme merret me situata, ku paraja është e përfshirë, ndonjëherë në mënyrë të këndshme apo edhe në situata të turpshme. Ne mund të imagjinojmë të xhirojmë më tepër nga këto situata me Admir Mehmedin. Në të ardhmen do të kemi për klientët e “eny Finance” produkte edhe më të reja në tregun zviceran, të cilat do të shërbejnë në lehtësimin e jetës në aspektin financiar. Edhe diçka, ata te “eny Credit” flasin edhe shqip.
/Publireportazh/
https://youtu.be/3vxxyWl2sww
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









